Home ShowBiz Turi kërkon që të ketë 8 fëmijë, Orinda Huta zbulon si i ‘shkatërroi’ surprizën bashkëshortit
Turi kërkon që të ketë 8 fëmijë, Orinda Huta zbulon si i ‘shkatërroi’ surprizën bashkëshortit
0

Turi kërkon që të ketë 8 fëmijë, Orinda Huta zbulon si i ‘shkatërroi’ surprizën bashkëshortit

0
0

Moderatorja e njohur Orinda Huta ishte mbrëmjen e kaluar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”, nga ku ju është përgjigjur me sinqeritet pyetjeve të fëmijëve.

Çifti i njohur i ekranit Orinda dhe Turi, dy vite më parë kurorëzuan dashurinë e tyre me një dasëm madhështore. Ndër të tjera Orinda rrëfeu publikisht se Turi dëshiron 8 fëmijë dhe se ajo është plotësisht dakord që të kenë një familje të madhe.

E pyetur nga fëmijët nëse Turi është romantik, Orinda tregoi me sinqeritet se ai është shumë romantik, por po me aq sinqeritet rrëfeu se, dy herë rresht ishte vetë Orinda që i kishte prishur propozimin klasik me unazë.

“Ai ende nuk e kishte bërë propozimin. Në 30-vjetorin e ditëlindjes sime ne shkuam në Romë, një qytet që e duam shumë. Turjani planifikoi në momentet e fundit të gjithë gjënë. Më tha, le të shkojmë në Romë të dy bashkë dhe kënaqemi dhe ramë dakord.

Thashë ‘hajt, po e bëri mirë, po s’e bëri…’ Në ditën që lamë vendin për ditëlindjen ne u vonuam shumë në taksi. Minutat e fundit përpara se të më vinte mua ditëlindja ne ishim akoma në taksi në një trafik të tmerrshëm të Romës.

E kuptova që Turjani ishte shumë i tensionuar që gjëja të bëhej me se s’bën. Duhej me patjetër të ishte në orën 12 të darkës tek Piazza del Popolo që të më propozonte.

Kur mbërritëm, filloi të më përqafonte, më mori duart dhe sa më tha shpirt… unë i thashë ‘mos e bëj, mos e bëj të lutem’. Më tha të lutem më lër ta bëj, jam përgatitur për këtë gjë. I thashë, mos e bëj të lutem janë gjithë këto njerëz, aman të lutem mos e bëj, e di që do martohemi pas ca muajsh, i thashë, dhe nuk ka kuptim kjo gjëja.

Ah moj Orinda, më tha, si s’më le të bëja një gjë…”

Link: https://www.youtube.com/watch?v=qcCtCAx3qB4

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bxak–QHqmM/