Largimi Kejvina Kthellës nga emisioni “Xing me Ermalin”, u përfol gjatë në mediat rozë, pasi velina braktisi emisionin në mes të sezonit.
Ndërkaq në media u perfol se Kejvina do të rikthehej në Itali, aty jetonte prej vitesh dhe se shumë shpejt do ta shihnim në një televizion të fuqishëm italian.
Ditën e djeshme, modelja e cila ndodhet aktualisht në Itali, i ka habitur të gjithë me disa postime ku shihet e mërzitur.
“Jeni fallso, stuhi pa bubulllima, shtireni se jeni mendimtare por jeni bisha pa zemër”, shkruhet në postimin e Kejvinës.
“E bukura është se jeni gjithçka kritikoni”, shkruhet në një tjetër postim, mirëpo modelja nuk e ka bërë të ditur se kujt i drejtohen këto fjalë.
Link: https://www.instagram.com/stories/kejvina_kthella/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxaH-4nFU9O/