“A është Loriku dashuria jote e parë?” ja si del nga situata bashkëshortja ish-kapitenit
Ish-kapiteni i kombëtares, Lorik Cana, është një nga personazhet më të përfolur si në shoëbizin shqiptar. Pas martesës me partneren italiane Monica, jeta e tyre personale vihet në qendër të mediave rozë.
Bashkëshortja e Lorikut është shumë aktive në Instagram, ndëkohë që ndiqet nga shumë ndjekës, nga të cilët janë edhe shumë dashamirës shqiptarë.
Së fundmi Monika ka bashkëbiseduar me fansat në Instagram, ku është pyetur nga ndjekësit sidomos për Lorikun dhe kjo e fundit nuk ka nguruar që të përgjigjet.
Një nga pyetjet që i është drejtuar ka qenë: “A është Loriku dashuria jote e parë?”.
“Kur je e vogël mendon se ke gjetur dashurinë, por më pas rritesh dhe vetëm kur gjen mashkullin me të cilin do të ndërtosh familjen, pa të cilin nuk e imagjinon dot të jetosh as edhe një ditë sepse të mungon fryma, vetëm atëherë e ke gjetur dashurinë e parë dhe të vetme”,-shkruan ajo.
Link: https://www.instagram.com/stories/moniquercana/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BrGc4qBAZPL/