Home ShowBiz Bëhen bashkë kompozitorët e njohur, së shpejti del në treg albumi i ri i Medës
Bëhen bashkë kompozitorët e njohur, së shpejti del në treg albumi i ri i Medës
0

Bëhen bashkë kompozitorët e njohur, së shpejti del në treg albumi i ri i Medës

0
0

Këngëtari Mehdin Përgjegjaj, i njohur nga të gjithë me emrin Meda, është një nga emrat më të njohur në tregun e muzikës shqiptare.

Meda adhurohet nga publiku, pasi shpreh shumë me muzikën e tij, ndërkohë që me zërin melodioz ka rrëmbyer zemrat e publikut. Shumica e këngëve të tij mbeten në memorien e publikut dhe këndohen bashkë me Medën gjatë çdo koncerti që ai merr pjesë.

Së fundmi, Meda ka një lajm të mirë për të gjithë fansat, të cilët e adhurojnë muzikën dhe zërin e këngëtarit.

I njohur për produktivitetin në muzikë, Meda së shpejti do të publikojë albumin e tij më të ri, i cili do të përmbajë 8 këngë dhe producent i albumit si gjithmonë do të jetë Emracom.

Për të realizuar albumin më të ri të Medës, janë bërë bashkë kompozitorët e mirënjohur Wirusi, Nurteel dhe Granit Gashi, këngë të cilat të kënduara nga Meda, do të jenë padyshim superhite.

Ndërkohë që tekstshkrues për këngët e albumit më të ri është Ghulo.

https://www.instagram.com/p/BxjeEehonmT/

https://www.instagram.com/p/Bxj5KJ9oPt1/

Link: https://www.instagram.com/p/BxjeEehonmT/  https://www.instagram.com/p/Bxj5KJ9oPt1/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Btjbr_OH4Kl/