Në muajn dhjetor këngëtari i njohur Stine, u vu në qendër të mediave rozë, pasi në një postim në Instgram bëri të ditur se është ndarë nga partnerja e tij Graciela, me të cilën ka edhe një vajzë, Estia.
I ftuar në emisionin Late Night Show me Kastro Zizon, këngëtari foli për marrdhënien e tij me vajzën, por edhe me ish bashkëshorten.
Stine: “Përditë e shikoj vajzën. Kush është ai prind që nuk i mungon fëmija vet. Vajza nuk më mungon se e takoj përditë. E kam afër dhe e takoj sa herë të dua. I kemi afër shtëpitë. I kam marrëdhëniet shumë të mira me vajzën dhe nënën e vajzës. Njerëzit ndahen. Më mirë të ndahesh sesa të shohë vajza situatën çdo ditë sesa të rrish bashkë për hir të vajzës dhe ajo të shohë trauma çdo ditë. Nuk ka çifte që kalojnë vaj.”
Stine zbuloi se aktualisht nuk është në një lidhje pasi është i fokusuar tek nxjerrja e albumit të ri.
Stine: “Jo nuk jam në një romancë të re. Jam i fokusuar vetëm tek puna. Romanca kur vjen, vjen, rri kërkoje gjithë natën e gjithë ditën ti.”
Kastro Zizo: Si ia bën?
Stine: “Punë. Romanca më e bukur është puna. Nuk ka shfrytëzim seksual me asnjërën dhe as edhe një romancë jam vetëm tek puna. Nëse merrem me femrat nuk punoj dot, ngel prapë albumi pa dalë. Të mbaroj albumin.”
Link: https://www.youtube.com/watch?v=XP0cIk8jKJY
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bv4juH0gKXv/