Home ShowBiz Pas plagosjes së menaxherit, reagon për herë të parë Fero
Pas plagosjes së menaxherit, reagon për herë të parë Fero
0

Pas plagosjes së menaxherit, reagon për herë të parë Fero

0
0

Met Elshani, menaxheri i On Record, ditën e djeshme u plagos me armë zjarri në qendër të qytetit në Prishtinë.

Një ditë pas kësaj ngjarje, ka reaguar edhe reperi Fero, i cili është në menaxhimin e Met Elshanit. Në një postim në Instagram, Fero ka ndarë një foto ku shfaqet pranë Elshanit dhe shkruan:

“Një vëlla mund të mos jetë gjithmonë shok, por një shok do të jetë gjithmonë një vëlla @mettelshani ”, ka shkruar Fero duke shprehur mbështetjen për të.

Në një intervistë për Insajder, Met Elshani foli publikisht në lidhje me ngjarjen duke u shprehur se nuk i njeh personat që e kanë sulmuar dhe as motivet që i kanë shtyrë.

“Kanë qenë disa persona të panjohur të cilët as nuk më kanë folur as asgjë vetëm më kanë sulmuar. Nuk i njoh personat nuk i di motivet dhe asgjë tjetër. Ata kanë qenë të rinj, dhe rinia tashmë kanë devijuar në një mënyrë sepse e kanë lënë shkollë prapa dhe janë duke u marrë me disa punë se si të vijnë tek fama dhe te paraja. Po besoj që do të kthehen në rrugë të drejtë”, u shpreh ai.

Policia arrestoi katër të rinj: Adhurim Lepaja, Leutrim Krasniqi, Shpëtim Çakiqi, këta të rinj të moshave 20- 22 vjeç, si edhe një burrë me inicialet Gj. B, 43 vjeç, që dyshohet se kanë lidhje me ngjarjen.

https://www.instagram.com/p/BxmPIG0nOQ-/

Link dhe Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxmPIG0nOQ-/