0
0
Aktori i mirënjohur i Teatrit Kombëtar dhe kinematorgrafisë shqiptare Arben Derhemi ishte i ftuar në “E Diell” për shfaqjen më të fundit në teatër “Magjia e Josef Bider”.
Veç karrierës artistike, Derhemi është dhe një kryefamiljar për t`u pasur zili. I bindur se e bija i ka ngjarë komplet atij, Arbeni tregoi momentin emocionues kur pa vajzën në skenën e shkollës.
“Unë qaj më shumë se Iva, bashkëshortja ime. Para 4 muajsh kur Darlin dha një shfaqje, kam qarë 5 minuta dhe nuk pushoja dot së qari. Nuk e di çfarë ndjesie më erdhi, por ndjehesha edhe mirë edhe keq, nuk e di, nuk e di, më rrodhën lotët vetvetiu”, tregoi ai.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bd7O7SMFPpV/