Home ShowBiz Ndër të paktat, këngëtarja shqiptare pranon publikisht se ka kryer operacione plastike
Ndër të paktat, këngëtarja shqiptare pranon publikisht se ka kryer operacione plastike
0

Ndër të paktat, këngëtarja shqiptare pranon publikisht se ka kryer operacione plastike

0
0

Ajo përveç vokalit dhe perfomimit të zjarrtë në skenë, njihet edhe për natyrën e saj pa komplekse dhe të shprehurit lirshëm nëpër intervista të ndryshme.

Po flasim për këngëtaren e njohur Ana Kabashin, e cila së fundmi ishte e ftuar në emisionin “Thumb”, ku nuk nguroi që të fliste hapur.

E pyetur në lidhje me operacionet plastike të cilat është ndër të vetmet këngëtare që i ka pranuar, Ana u shpreh se:

Është normale ta thuash se i kam bërë sepse vërehen ndryshimet. Për mu nuk është diçka absurde, sepse sa të rrish para pasqyrësh të thush nuk e kam këtë se kam atë, bëje o vlla. Sa ta mbajnë xhepi mbaje.

Por nuk është se ma ka kthy vetëbesimin. Atëherë kam qenë ma e vogël dhe kam mendu ma ndryshe, por po të rikthehesha e kisha lan kështu, nuk e kisha ba kurrë. Njerëzit janë gjithmonë të pakënaqur sepse edhe nëqoftëse e ke ba hundën ti njerzit do të gjejnë diçka.“- përfundoi Ana.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=VKoLFQ2KfwI

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bx2eDZ_n8Kx/