Home ShowBiz Nuk e dinim! Eni Shehu paska motër moderatoren e njohur
Nuk e dinim! Eni Shehu paska motër moderatoren e njohur
0

Nuk e dinim! Eni Shehu paska motër moderatoren e njohur

0
0

Moderatori i njohur Eni Shehu, është një nga prezantuesit shqiptar, me një stil unik, i cili me zërin karakteristik ka arritur të bëjë për vete audiencën.

Gjatë një intervistë për revistën “Class”, Eni Shehu ka rrëfyer sesi kaloi nga aktrimi drejt gazetarisë, ndërkohë që së fundmi është rikthyer në vëmendjen e audiencës edhe si aktor. Eni Shehu aktualisht luan si aktor në “#Love#Likes#Tirana” që është web-series i parë në Shqipëri.

Ndërkohë që përgjatë intervistës, ne mësuam për herë të parë se motra e Enit është një nga moderatoret më të njohura shqiptare.

“Me cilën nga prezantueset shqiptare do të bashkëpunoje me qejf për një program në radio ose Tv?”– është pyetur Shehu.

Ndërkohë ai është përgjigjur në këtë mënyrë: “Më është mbushur mendja që së bashku me time motër, e cila drejton emisionin e mëngjesit në RTSH, mund të nxirrnim diçka të lezetshme. Blerina, nëse po më lexon, si thua?”

Blerina Shehu e cila moderon emisionin e njohur “Mirëmëngjes Shqipëri” në RTSH, është pikërisht motra e Enit.

blerina

Link: https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10155860114716253&set=ecnf.683486252&type=3&theater

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bx5OBTqAGx8/