Home Aktualitet Ellen DeGeneres viktimë e abuzimeve seksuale, zbulon tmerrin që ka kaluar kur ishte adoleshente
Ellen DeGeneres viktimë e abuzimeve seksuale, zbulon tmerrin që ka kaluar kur ishte adoleshente
0

Ellen DeGeneres viktimë e abuzimeve seksuale, zbulon tmerrin që ka kaluar kur ishte adoleshente

0
0

Moderatorja e njohur Ellen DeGeneres ka zbuluar së fundmi gjatë një interviste se ajo është një viktimë e abuzimit seksual dhe me tregimin e historisë së saj, shpreson që të ndihmojë viktimat e tjera të abuzimit seksual, që të mos kënë frikë që ti thonë gjërat hapur.

Ellen De Generes ka rrëfyer se njerku i saj ka abuzuar seksualisht më të kur ishte adoleshente. Ajo është shprehur se njerku ka pritur që mamaja e saj të largohej nga qyteti dhe në momentin kur kanë qenë vetëm në shtëpi ai ka kërkuar që ti prekë gjoksin e saj.

“Kur mami ishte jashtë qytetit më tha se kishte ndjerë një gungë në gjoksin e saj dhe kishte nevojë të prekte gjoksin tim. Ai më bindi se duhet të ndjente gjoksin tim dhe u përpoq ta bëjë dhe një herë tjetër, pastaj edhe një herë tjetër. Mbaj mend se ai është përpjekur të thyej derën time dhe unë ndërkohë godita dritaren dhe vrapoja se e dija që do të bënte diçka. Nuk doja ti tregoja mamasë time në atë periudhë sepse e dija që kjo gjë do ta shkatërronte lumturinë e saj. Unë jam e zemëruar me veten time, sepse, ju e dini, nuk isha – isha tepër e dobët për të qëndruar – isha 15 ose 16 vjeç,” pranon Ellen.

“Është një histori e tmerrshme, shumë e tmerrshme dhe e vetmja arsye pse unë jam duke u shprehur në detaje për këtë, është sepse dua që vajzat e tjera të mos lejojnë kurrë që dikush ta bëjë këtë”.- ka rrëfyer ndër të tjera moderatorja e famshme.

Link: https://www.tmz.com/2019/05/28/ellen-degeneres-sexual-assault-teenager-stepfather-very-bad-man/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ByAqarpnHds/