Home ShowBiz Mes lotësh, Xheison bëhet me shtëpi të re në Tiranë: “Më duket si ëndërr!”
Mes lotësh, Xheison bëhet me shtëpi të re në Tiranë: “Më duket si ëndërr!”
0

Mes lotësh, Xheison bëhet me shtëpi të re në Tiranë: “Më duket si ëndërr!”

0
0

Vogëlushi Xheison Bafti rrëmbeu menjëherë zemrat e publikut, që pas shfaqjes së tij në “Kurthin e Piter Pan”, me çiltërisinë e tij dhe me mirësinë që e rrezaton.

Historia e tij u bë njohur për çdo familje shqiptare dhe moderatorja Alketa Vejsiu premtoi publikisht se do ti ndryshonte jetën.

Mbrëmjen e kaluar kjo nismë e bukur u bë realitet, pasi vullnetit të mirë për të ndihmuar Xheisonin dhe familjen e tij ju përgjigjën qindar qytetarë.

Tashmë Xheison nuk do të ketë një shtëpi, por dy shtëpi në Tiranë. Xheison dhe familja e tij do të tranferohen në Tiranë, së bashku me gjyshërit e tij, të cilët do të kenë një banesë më vete.

I pranishëm në suprizën e vogëlushit ishte edhe krytari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Teksa i dha lajmin e bukur ‘tarameles’ së Piter Panit, Xheisoni nuk i mbante dot lotët: “Qaj nga gëzimi, nga emocioni…” – tha vogëlushi që qante me ngashërim duke përsëritur vazhdimisht “Faleminderit”.

“Janë lot gëzimi, lot emocionesh…” shprehej Xhejson duke hedhur poshtë shprehjen se “burrat nuk qajnë”: “Kjo shprehje është kot, se të gjithë njerëzit qajnë…” – tha dhe kishte të drejtë.

Të gjithë së bashku me tollumbace në duar kanë shkuar në banesën e re dhe Xheisoni mes lotësh është shprehur: “Më duket si ëndërr”.

https://www.instagram.com/p/Bx_08NLHkTw/

https://www.instagram.com/p/Bx-8BN-A-V9/

Link: https://www.youtube.com/watch?v=3X8qExZ1JRQ

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bx-8BN-A-V9/