Home Aktualitet “U bëra qull në djersë…” Klosi kujton emocionet e ditës së dasmës
“U bëra qull në djersë…” Klosi kujton emocionet e ditës së dasmës
0

“U bëra qull në djersë…” Klosi kujton emocionet e ditës së dasmës

0
0

Ministri i Mjedisit Blendi Klosi ishte i ftuar ditën e djeshme në studion e Rudinës, ku u “zhvesh” nga kostumi zyrtar dhe foli për jetën private.

Prej 12 vitesh ai është i martuar me producenten Nora Gega, martesë kjo që i ka bekuar me dy fëmijë, Aronin 9-vjeçar dhe Amlën, 6-vjeçare. I ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Klosi gjithashtu kujtoi edhe emocionet e ditës së dasmës.

“Nora është shumë e bukur dhe e zbukuron fotografinë. Unë kam pasur shumë emocione ditën e dasmës, isha qull në djersë dhe vajza që po na ndihmonte me dasmën atë ditë më thoshte: “Qetësohu se nuk do të të gjejë gjë”. Ne bëmë dy dasma, tek e para kishim ftuar shoqërinë dhe kishim shumë të ftuar, ishte qejf i madh dhe u bë shumë bukur. Dasma e dytë kur bëmë edhe ceremoninë e celebrimit kishte emocion të madh. Ka dashur perëndia që të kalojmë shumë mirë këto vite dhe të jemi shokë shumë të mirë të njëri-tjetrit. Jemi në harmoni shumë të mirë të katërt”, tregoi Ministri.

nora gega

Link: https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10155474036659170&set=a.430599364169&type=3&theater

Link: https://www.youtube.com/watch?v=iFZjz-gtM2Q

Burimi i fotos: https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10152514656189170&set=a.430599364169&type=3&theater