Home ShowBiz “Po këto çne bashkë!” Ami flet për fillimin e lidhjes me Ermalin
“Po këto çne bashkë!” Ami flet për fillimin e lidhjes me Ermalin
0

“Po këto çne bashkë!” Ami flet për fillimin e lidhjes me Ermalin

0
0

Amarda Toska e ka nisur fillimisht karrierën si balerinë, e më pas u shfaq si moderator në ekranin e “Top Channel”.

Ditën e djeshme, Ami ishte e ftuar në emisionin “E Diell”, ku ka folur për fillimet e lidhjes me Ermal Mamaqin.

Edi Manushi e pyeti moderatoren, se çfarë ka për të thënë për të gjithë ata që patën dyshime tek marrëdhënia e saj dhe Ermalit duke thënë: “Po këta çne bashkë?”

Amarda ka treaguar dhe ajo vetë ka dëgjuar shumë fjalë ngacmuese në fillimet e tyre, megjithatë koha e ka vërtetuar tashmë çdo gjë dhe i ka dhënë përgjigjen e duhur dhe personave të cilët fillimisht kanë qenë skeptik lidhur me raportin e tyre.

Amarda Toska ka zbuluar dhe detaje rreth raportit të saj me Ermalin duke treguar se ajo dhe Ermali kanë vendosur paktin që mos të debatojnë asnjëherë në sy të fëmijëve. “Çdo çift ka bashkëbisedimet e veta, ndoshta me pak tension për të bërë në shtëpi, por përpara fëmijëve këtë e kemi ligj. Dhe kur ndonjërin e merr vrulli dhe fillon dhe flet pak me tonalitete ndryshe, ja bëjmë me shenjë njëri-tjetrit që janë fëmijët prezent”,- u shpreh Ami.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=yCbKK5fmaH0

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ByLht-SJ168/