Home ShowBiz “Aaaaaaa super dhuratë….” Ardit Gjebrea feston ditëlindjen dhe surprizohet nga miqtë
“Aaaaaaa super dhuratë….” Ardit Gjebrea feston ditëlindjen dhe surprizohet nga miqtë
0

“Aaaaaaa super dhuratë….” Ardit Gjebrea feston ditëlindjen dhe surprizohet nga miqtë

0
0

Ardit Gjebrea është një nga figurat më të rëndësishme të televizionit “Klan”, i cili prej vitesh drejton emisionin “E Diela Shqiptare”.

Moderatori shumë i dashur për publikun, është shumë aktiv në rrjetet sociale, ku është shumë i ndjekur dhe vazhdimisht ndan me fansat momente nga përditshmëria.

Ditën e sotme, moderatori Ardit Gjebrea, feston ditëlindjen dhe nuk ka nguruar që të ndajë dhuratat  me publikun. Arditi është suprizuar nga kolegu i tij Dritan Shakohoxha dhe portiere i kombëtares Tomas Strakosha.

Arditit i është dhuruar një bluzë e Lacios me të gjitha autografët e lojtarëve të kësaj skuadre.

“Aaaaaaa super dhuratë nga Dritan Shakohoxha dhe Tomas Strakosha. Faleminderit Lacio! Nga 40 vjet skuadra ime e zemrës”- shkruan Arditi.

Më herët, djali i tij Joni i ka dedikuar moderatorit disa fjalë të ndjera për rastin e ditëlindjes.

“Nuk ka fjale qe e pershkruan dashurine qe kam per ty. Edhe pse nuk jam fizikisht atje per te festuar sot me ty, shpirterisht jam gjithmone prane teje. Gezuar ditelindjen heroi im!”- shkruan Joni.

https://www.instagram.com/p/ByZzKCkhNE8/

Link: https://www.instagram.com/p/ByZzKCkhNE8/

Link: https://www.instagram.com/p/ByZmKVRhTEJ/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ByZmKVRhTEJ/