Home ShowBiz “Çfarë do të bënit nëse një djalë, ju lëndon vajzën?” Blendi Fevziu befason me përgjigjen
“Çfarë do të bënit nëse një djalë, ju lëndon vajzën?” Blendi Fevziu befason me përgjigjen
0

“Çfarë do të bënit nëse një djalë, ju lëndon vajzën?” Blendi Fevziu befason me përgjigjen

0
0

Gazetari i njohur Blendi Fevziu ka folur si rrallë herë për marrëdhënien e tij me vajzat, duke rrëfyer disa detaje personale.

Në një interviste për revistën “Bordo”, Fevziu ka folur veçanërisht për marrëdhënien me vajzën e madhe Mishelin.

Pjesë nga intervista

A ka përplasje brezash mes jush dhe Mishelit ? Për çfarë debatoni më shumë?

Ka padyshim. Por nuk para kemi debate sepse është e kotë. Ajo i takon një brezi tjetër shumë ndryshe nga i imi. Gabimi më i madh është ta analizosh atë me eksperiencat e fëmijërisë sonë.

Çfarë ju bezdis apo ju bën çudi në mënyrën e jetesës së adoleshentëve të sotëm?

Disi mungesa e jetës në komunitet. I shoh që edhe kur janë bashkë janë secili me celularin e tij.

Jeni ju një baba xheloz për vajzat? Flet vajza juaj e madhe me ju për çështjet e zemrës?

Jo nuk flet. Dhe as e pyes. Por nuk jam fare xheloz.

Nëse ajo do t’ju rrëfente se një djalë e ka lënduar çfarë do të bënit ju?

Besoj do t’i sugjeroja që të mësohet t’i përballë vetë situatat e saj në jetë dhe mbi të gjitha, të mos ju qahet dhe të mos presë zgjidhje nga të tjerët.

Blendi është baba që u plotëson dëshirat vajzave apo i vini limite?

Kjo hyn tek dobësitë e mia, zakonisht jua plotësoj. Natyrisht nëse janë brenda kërkesave normale.

Jeni prindi që projektoni të ardhmen e fëmijëve tuaj, apo do t’ua lini në dorë atyre?

Pa asnjë dyshim. Mund t’i këshilloj, por vendimin në fund duhet ta marrin vetë.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BLYAguGDwgX/