Shqipëria merr pjesë në kampionatin më të madh të kërcimit në botë, shpallen fituesit e Junior Division
Në datën 12 qershor u zhvillua kampionati më i madh i botës “World of Dance Albania”, një patentë e marrë tashme nga Andi Murra, i cili është Drejtor Ekzekutiv i këtij eventi.
Shqipëria për herë të parë në historinë e saj, zhvillon një kampionat të tillë me përmasa botërore në kërcimin modern.
Në këtë event pati pjesmarrje të lartë, jo vetëm nga grupe shqiptare të kërcimit, por edhe jashtë saj, si Gjermania, Greqia, Ukraina, Kosova, Mal i Zi dhe Zvicra, të cilët morën pjesë për të kurorëzuar fituesit e çdo kategorie.
Lajmi i gëzueshëm është se një grup fëmijësh, 13 vjeç, me emrin e artit, QSC Quens, kanë arritur të fitojnë pikët maksimale dhe të fitojnë biletën drejt Amerikës.
Kjo fitore, u vulora nga gjykimi i jurisë profesionale, ku dy anëtarë ishin nga Italia dhe dy të tjerë ishin nga Hungaria.
Një fakt interesant ishte se pjesë e jurisë, ishte Duc Anh Tran, një nga koreografët më të famshëm të momentit në botë, i cili bëri edhe shqiponjën në skenë.
https://www.instagram.com/p/ByrwD8tHaNN/
https://www.instagram.com/p/Byrvj56n70c/
https://www.instagram.com/p/ByqiYeengJz/