Home ShowBiz Sidrit Bejleri tregon momentet e ardhjes në jetë të vajzës: “Nuk ishte e thjeshtë…”
Sidrit Bejleri tregon momentet e ardhjes në jetë të vajzës: “Nuk ishte e thjeshtë…”
0

Sidrit Bejleri tregon momentet e ardhjes në jetë të vajzës: “Nuk ishte e thjeshtë…”

0
0

Një lajm i bukur vjen nga familja e këngëtarit të njohur dhe të dashur për publikun shqiptar, Sidrit Bejlerit. Këngëtari është bërë baba për herë të tretë dhe familja e tyre është bekuar me një vajzë.

Në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët”, këngëtari Sidrit Bejleri nuk e ka fshehur gëzimin për këtë bekim.

“I takon nënës merita më e madhe për sakrificën që bën për lindjen dhe rritjen e fëmijës. Desh Zoti shkoi gjithçka mbarë, pavarësisht se ishte hera e katërt me ndërhyrje, nuk është diçka e thjeshtë. Nëna dhe vajza gëzojnë shëndet të plotë. Desh i madhi Zot na nderoi. Fëmijët janë në qiellin e shtatë. Kontakti i parë ishte një varje nofulle, sepse nuk e imagjinonin që do ishte aq i vogël bebi”, tha Sidriti.

I pyetur nga gazetarja Ola Bruko se kujt i ngjan e vogla, Sidriti tha: “Stafi tek spitali thoshin mua. Shoqet e nuses thonë asaj. Megjithatë e rëndësishme është të jetë e shëndetshme”.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ByqFj_RHl7e/ https://www.instagram.com/p/BsJDzJDhwWR/