Home ShowBiz “Kam punuar fatorino fugoni!”, aktori i njohur flet hapur
“Kam punuar fatorino fugoni!”, aktori i njohur flet hapur
0

“Kam punuar fatorino fugoni!”, aktori i njohur flet hapur

0
0

Aktori i njohur i “Portokalli”, Flor Binaj, i cili na ka bërë për vete me dhjetra personazhe të interpretuara në këtë spektakël, ka zbuluar disa detaje nga jeta e tij personale.

I ftuar së bashku me kolegun e tij, Ledio Lako, në emisionin “E Diell”, në intervistën e quajtur “Këndi i së vërtetë”, ata i drejtuan njëri-tjetrit pyetje nga më të ndryshmet, duke zbuluar kështu edhe disa detaje që nuk i dinim më parë.

“Kur ka qenë hera e fundit që ke bërë një punë pa lekë”?- ka pyetur Ledio, kolegun e tij.

Edhe pse pyetja ka shkaktuar të qeshura në sallë, Flori ka zbuluar se në fakt ai ka filluar të punojë që në moshën 8 vjeçare.

“Unë kam punuar që 8 vjeç. Kam filluar të shes piktura, apo dhe punë të ndryshme. Kam punuar ‘security’ nëpër panaire, kam punuar tek dyqani i babit tim, e ndihmoja pa lekë, kam punuar edhe fatorino furgoni në unazë”- është shprehur ai.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ByQQ5D6F97C/