Home Business / Technology Brenda jetës plot trauma të një punonjësi të Facebook, një person vdes në zyrë
Brenda jetës plot trauma të një punonjësi të Facebook, një person vdes në zyrë
0

Brenda jetës plot trauma të një punonjësi të Facebook, një person vdes në zyrë

0
0

Në vitin 2017 kompania Facebook deklaroi se do të punësonte një numër të lartë punonjësish që do të punonin për sigurinë dhe mbarëvajtjen e këtij rrjeti social.

15 mijë punëtorë do të ishin moderatorë të përmbajtjesh. Moderatorë e përmbatjesh është një punë e vështirë! Kjo pasi ti duhet të shikosh politikat e Facebook, të cilat mund të ndryshojnë çdo ditë dhe pastaj ti aplikosh dhe të vendosësh se çfarë duhet të shfaqet dhe çfarë nuk duhet të shfaqet në Instagram ose në Facebook.

Qëllimi i punësimit të këtyre punonjësve, ishte të përmirësonte saktësinë e vendimeve të moderimit, duke ua besuar atyre njerëzve më të njohur me kulturën amerikane dhe zhargonin amerikan. Kështu një nga kompanitë e kontraktuar nga Facebook ishte “Cognizant”, e cila ndodhej në Tampa në Florida.

Disa muaj më parë media “The Verge”, u kontaktua nga disa ish-punonjës të cilët ishin moderatorë përmbajtjesh, që punonin për Facebook, në Tampa, të Floridës, në kompaninë “Cognizant”.

Janë rreth 800 punëtorët që punojnë për Facebook në Tampa, në kompaninë e ofruesit të shërbimeve që njihet si “Cognizant”. Sipas përshkrimeve për “The Verge”, ish-punëtorët, tregojnë se aty përballen me presione të pamëshirshme nga shefat e tyre për të zbatuar më mirë standardet e komunitetit të rrjetit social, të cilat marrin përditësime gjatë gjithë kohës, që e lënë fuqinë punëtore të kontraktorit, në një gjendje të vazhdueshme pasigurie.

Mëgjithëse punëtorët firmosin një urdhër që i ndalon që të flasin për atë se çfarë ndodh brenda kompanisë, apo për punën që ato bënin, tre ish-punojësit u shprehën të bindur për vendimin e tyre.

Por për herë të parë, tre ish moderatorët për Facebook në Amerikën e Veriut ranë dakord të thyejnë marrëveshjet e tyre të mosdeklarimit dhe të diskutojnë kushtet e punës në vendin në të dhënat.

Kjo pasi ato donin që të tjerët të kuptonin se çfarë pune bënin dhe problemet mendore që ajo sillte, teksa punonin për rrjetin më të madh social në botë.

Dhe rezultatet e asaj që ato zbuluan pasi kushte ishin të tmerrshme:

  1. Vendndodhja e moderimit të përmbajtjes së Facebook në Tampa, Florida, e cila operohet nga firma e shërbimeve profesionale Cognizant, është vendi i punës me perfomancën më të ulët në Amerikën e Veriut. Ajo kurrë nuk ka zbatuar vazhdimisht politikat e Facebook me saktësi 98 për qind, siç përcaktohet në kontratën e “Cognizant”.
  2. Një nga punonjësit e kësaj kompanie, për shkak të stresit dhe ankthit që përjetonte në punë, pësoi atak kardiak gjatë kohës që punonte në zyrë. Keith Utley, 42 vjeç, baba i dy vajzave, pasi doli nga ushtria, vendosi që të punonte si moderator përmbajtjesh në Facebook. Ai moderonte çdo përmbatje të dhunshme, abuzime me fëmijët, pornografi, të cilat i fshinte nga rrjeti social. Punëtorët e tjerë tregonin se ai kishte ankth dhe depresion ndaj kishte pësuar atak kardiak.
  3. Fillimisht menaxherët nuk preferuan që ta komentonin ngjarjen, pasi kjo do të ulte prodkutivitetin në punë.
  4. Punëtorët e Tampas kanë paraqitur dy raste të ngacmimit seksual kundër bashkëpunëtorëve që nga prilli. Ata tani janë përpara Komisionit të Shanseve të Barabarta të Punësimit në SHBA.
  5. Objektet në vendin e punë në Tampa ishin shpesh të ndotura, dhe punëtorët raportojnë se banjo e vetme e zyrës është gjetur në mënyrë të përsëritur me përmbatje menstruacionesh.
  6. Punëtorët gjithashtu kanë gjetur fije flokësh dhe thonjë në tryezat e tyre, bashkë me mbetjet e tjera trupore.
  7. Luftimet verbale dhe fizike në zyrë janë të zakonshme. Po ashtu ka edhe raporte për vjedhje.
  8. Facebook thotë se do të kryejë një auditim të vendeve partnere dhe do të bëjë ndryshime të tjera për të promovuar mirëqenien e kontraktorëve të saj. Ai tha se do të merrte në konsideratë mundësinë për të bërë më shumë moderatorë në të ardhmen nëpunësit me kohë të plotë dhe shpreson që një ditë të sigurojë këshillim për moderatorët pasi të largohen
  9. Punonjësit thanë se menaxherët qeshin ose injoronin ngacmimet seksuale dhe kërcënimet e dhunës.

Sipas gazetarit, i cili vizitoi qendrën, “Cognitoz”, në Tempo së bashku me një fotograf, ambienti mbante aromë detregjentësh pastrimi, ndërkohë që ishin përpjekur që gjërat të dukeshin në rregull.

Sipas punonjësve, kjo ishte thjeshtë një fasadë. Madje edhe Facebook sheh një fasadë të ngjashme kur viziton atë vend, treguan ato. Drejtuesit e Facebook kanë pohuar se kushtet e punës të përshkruara nga dhjetra kontraktorë nuk pasqyrojnë saktësisht jetën e përditshme të shumicës së punëtorëve të saj.

Pas ekspozimit të rregullt ndaj dhunës grafike dhe shfrytëzimit të fëmijëve, shumë punëtorë janë diagnostikuar më pas me çrregullime të stresit post-traumatik dhe me kushte të ngjashme.

Personi përgjegjës për menaxhimin e fuqisë punëtore në rritje të Facebook është Arun Chandra, deklaroi se shpreson të përmirësojë gradualisht standardin e jetesës së kontraktorëve, duke punuar gjithashtu për të siguruar që ato të bëhen më efektive në punët e tyre.

Link: https://www.theverge.com/2019/6/19/18681845/facebook-moderator-interviews-video-trauma-ptsd-cognizant-tampa

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/man-in-brown-long-sleeved-button-up-shirt-standing-while-using-gray-laptop-computer-on-brown-wooden-table-beside-woman-in-gray-long-sleeved-shirt-sitting-1120344/