Home ShowBiz Humbi 27 kilogramë, Gili tregon problemet që pati me peshën
Humbi 27 kilogramë, Gili tregon problemet që pati me peshën
0

Humbi 27 kilogramë, Gili tregon problemet që pati me peshën

0
0

Të gjithë e ruajnë në mendje një potret të njëjtë, përgjatë viteve, për këngëtaren e njohur Gili. Me flokë të verdha, e hijshme, me sytë bojqielli dhe me zërin unik, Gili ka fituar për gjatë shumë viteve në skenë, zemrat e publikut.

Pak muaj më parë në Gili rrëfeu eksperiencën e saj, duke zbuluar se sa kilogramë ka humbur për një kohë të shkurtër, 27 kilogramë.

E ftuar në programin “Wake Up” këtë mengjes, artistja nga Kosova rrëfeu për herë të parë problemet që pati nga kilogramët e tepërta.

E pyetur nga Isli se pse ka munguar në programet apo spektaklet shqiptare, artistja ju përgjigj me humor e sportivitet se arsyeja kanë qenë kilogramët e tepërta.

“Është e vështirë të punohet me mbipeshë; s’kisha ç’të vishja, s’më pëlqente vetja…një ditë thash ‘a e di çfarë, nëse do të punosh në këtë profesion të duhet një dietë e mirë. Pasi humba 27 kilogramë, tani po ndihem më e lehtë shumë më mirë dhe do të më shihni pak më shpesh” u shpreh biondja ikonike e skenës shqiptare.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ByDeeoHH3Ez/