Home ShowBiz Humb jetën në aksident në Kosovë, menaxheri i reperit të njohur shqiptar
Humb jetën në aksident në Kosovë, menaxheri i reperit të njohur shqiptar
0

Humb jetën në aksident në Kosovë, menaxheri i reperit të njohur shqiptar

0
0

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në aksin Prishtinë-Ferizaj, ku një person mbeti i vdekur.

Indeks online raporton se i vdekur mbeti Sefa Kaya, cili së bashku me nje shtetas nga Maqedonia e Veriut ishin mbrëmë në njërën prej klubeve të Prishtinës.

Sefa Kaya ishte menaxher i reperve në Gjermani dhe së fundmi po menaxhonte këngëtarin nga Kosova, Azet, edhe një nga reperët më të famshëm në Gjermani, turkin, Mero.

“Në automjetin e aksidentuar, në momentin kur ka arritë policia ka qenë një person (ngasësi) dhe aty janë gjetur dokumentet me inicialet që ne i kemi përcjellë te ju. Mirëpo gjatë hetimit të rastit, është konstatuar se dokumentet personale të gjetura në automjet nuk ishin të viktimës. Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj dhe me qëllim të njoftimit të drejtë, po përcjellim te ju të dhënat e viktimës që humbi jetën sot në aksident. S. K mashkull 25 vjeç, shtetas i Zvicrës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Burimi i fotos: https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10212742939682339&set=ecnf.1652569484&type=3&theater