“Ka komente që më lëndojnë…” Aulona Musta përgjigjet për ato që i thonë “e ke trupin si burrë”
Moderatorja e njohur Aulona Musta, është një nga personazhet publike, e cila njihet për mënyrën e saj të drejtpërdrejtë.
Shumë e ndjekur në Instagram, Aulona nuk heziton që të publikojë foto dhe video nga përditshmëria.
Por shpeshherë me postimet e saj ajo ngall diskutime mes komentuesve të shumtë, zakonisht kur poston foto nga palestra teksa tregon ndryshimet në trupin e saj shumë të palestruar.
E ftuar në emisionin e pasdites në “Top Channel”, Aulona u shpreh se këto komente nuk e ofendojnë aspak sepse ajo ndihet mirë me trupin e saj.
“Ka komente që më lëndojnë, absolutisht, por jo këto që kanë të bëjnë me pamjen e jashtme apo me muskujt për të cilët unë jam duke punuar. Në qoftë se mua më thonë je bërë si burrë, po më bëjnë kompliment, sepse unë atë dua”, u shpreh Aulona në intervistë.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=pewrMHtQ1G0
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Byx8FEphgdC/