Home Aktualitet La punën për t’u kujdesur për fëmijët, kjo nënë tregon si fiton 500 euro në muaj nga shtëpia
La punën për t’u kujdesur për fëmijët, kjo nënë tregon si fiton 500 euro në muaj nga shtëpia
0

La punën për t’u kujdesur për fëmijët, kjo nënë tregon si fiton 500 euro në muaj nga shtëpia

0
0

Një nënë që ka lënë punën për t’u kujdesur për dy fëmijët e saj me kohë të plotë, ka zbuluar se si po arrin të fitojë 500 euro muaj nga shtëpia.

Bëhet fjalë për Natalie Reynolds, e cila jeton në Hertfordshire me burrin e saj, Ollie, dhe dy vajzat Mimi, 4 vjeç dhe Sofje, vetëm 20 muaj.

Ideja e saj për të fituar para lindi teksa ishte duke pastruar shtëpinë, ku nga aty zbuloi se ajo mund të bënte një pasuri duke shitur “rrëmujën e padëshiruar” të fëmijëve të saj në internet.

“Duke shitur më parë disa artikuj në eBay, unë vendosa që të heq disa produkte të panevojshmë në shtëpinë time dhe njëkohësisht të për të bërë disa para shtesë”.

Dhe në vetëm një muaj, Natalie nuk mund ti besonte fatit të saj.

36-vjeçarja tashmë kishte arritur të fitonte 500 euro nga shitje në eBay, duke vendosur në shitje lodrat dhe sendet shtëpiake që nuk “kishin më vlerë”.

Ajo madje duke parë fitimet e vlefshme, vendosi që të motivojë edhe prindër të tjerë nëpërmjet llogarisë së saj në Instagram, se si të shesin artikujt e përdorur që nuk i kanë të nevojshme në shtëpi.

Megjithatë, Natalie pranon se si shumë prindër, ajo ka ndonjë ndjeshmëri për lodrat e fëmijëve të saj – dhe se do të shesë të gjitha sendet që kanë humbur kuptimit e të qenit të reja.

https://www.instagram.com/p/BqQLP-SFBLq/

Link: https://www.instagram.com/p/BqQLP-SFBLq/

https://www.instagram.com/p/BwBlh_6lEE6/

Link: https://www.instagram.com/p/BwBlh_6lEE6/

https://www.instagram.com/p/BwkU2SflWTC/

https://www.instagram.com/p/BryFS5slU9C/

Link: https://www.instagram.com/p/BryFS5slU9C/

Link: https://www.instagram.com/p/BwkU2SflWTC/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bwz0oRxl1KE/

Link: https://www.mirror.co.uk/money/mum-reveals-how-makes-500-16626766