Home ShowBiz Aksidentohet moderatorja shqiptare, në makinë edhe vajza 3-vjeçe
Aksidentohet moderatorja shqiptare, në makinë edhe vajza 3-vjeçe
0

Aksidentohet moderatorja shqiptare, në makinë edhe vajza 3-vjeçe

0
0

Moderatorja e njohur Dajana Shabani, është përfshirë në një aksident në hyrje të autostradës Tiranë-Durrës, teksa ngiste makinën e saj, tip fuoristradë.

Siç raporton “Ora News”, gjatë rrugës, Dajanës i pritet rruga nga një makinë, tip audi, shoferi i së cilës duket se nuk e pa fare makinën e prezantueses, në të djathtë të tij.

Audi drejtohej nga një djalë rreth 22 vjeç dhe në makinën e Dajanës ndodhej edhe vajza e saj 3-vjeçare dhe një mikeshë e moderatores.

Për të shmangur përplasjen me makinën tjetër, sipas vetë fjalëve të prezantueses, ajo del nga rruga duke u përplasur kështu disa herë me pengesat anash saj.

Sipas Dajanës dhe dëshmitarëve prezente, ka qenë menaxhimi me kujdes i makinës nga ana e moderatores, ai që ka bërë të mundur shmangien e tragjedisë, pasi frenimi do kishte qenë fatal.

Fatmirësisht, asnjë nuk ka pësuar lëndime, përveç makinës së prezantueses, e cila është dërguar më pas për riparim.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxJzO4FHbq4X5WyN_o6JlCsdltg3XDscXwGxaI0/