Home ShowBiz Detajet që i nxjerrin zbuluar, Bora Zemani kapet mat në shtëpinë e Donald Veshajt
Detajet që i nxjerrin zbuluar, Bora Zemani kapet mat në shtëpinë e Donald Veshajt
0

Detajet që i nxjerrin zbuluar, Bora Zemani kapet mat në shtëpinë e Donald Veshajt

0
0

Prej muajsh përflitet në mediat rozë se moderatorja bukuroshe, Bora Zemani është në një lidhje me aktorin e njohur të humorit Donald Veshaj.

Ndërkohë që Romeo me Jonida janë kapur shpesh herë mat, Bora dhe Donaldi kanë qëndruar më të fshehtë në lidhjen e tyre.

Por së fundmi, disa detaje kanë nxjerrë zbuluar çiftin e njohur. Në muajin shkurt të këtij viti, Bora Zemani ka publikuar një foto në profilin e saj në Instagram, ku shfaqet në një ambient kuzhine.

Veshur me një bluzë të bardhë, e sapozgjuar nga gjumi dhe me një filxhan kafe në dorë, Bora shkruante: “Ju duhet vetëm dashuri… dhe një filxhan kafe,”.

Por në puntatën e kaluar të rubrikës “Për drekë me mua”, Donaldi mblodhi grupin e xhirimit në shtëpinë e tij.

Në pamjet e filmuara në shtëpinë e tij, bie në sy që kuzhina e Donaldit është e njëjta me atë që Bora ka pozuar pak muaj më parë. Kjo vërteton që dyshja janë në një lidhje prej disa muajsh.

donald1

bora1

bora

Link: https://www.youtube.com/watch?v=xHOX4m9BRPo

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bzf-zEnj8cX/ https://www.instagram.com/p/BjVPEP7BIsC/