Home ShowBiz Marina Vjollca i rikthehet ekranit, ja në cilin spektakël do ta shohim
Marina Vjollca i rikthehet ekranit, ja në cilin spektakël do ta shohim
0

Marina Vjollca i rikthehet ekranit, ja në cilin spektakël do ta shohim

0
0

Prej kohësh moderatorja simpatike Marina Vjollca i ka munguar ekranit të televizonit. Shumë aludime u krijuan për mungesën e saj në ekran dhe madje u përfol se Getoari ishte një nga shkaqet pse moderatorja nuk po shfaqej.

I ftuar tek “Xing”, Geti u pyet në lidhje me këtë dhe shpjegimi i tij për mungesën e gjatë të Marinës në spektaklet televizive ishte se bashkëshortja është shumë përzgjedhëse.

Dhe kështu ka ndodhur vërtet, pasi tashmë Marina ka vendosur që të rikthehet në këtë sezon në televizionin “Klan”.

Këtë e ka treguar edhe me komentin e fundit në Instagram ku i shkruan stilistes së saj Lira Koca.

“Isha në punë o shpirt, tani u ndërrova dhe bëra foto. Më ka marrë malli o dashni”.

Në sezonin e ri televiziv, Marina Vjollca do të drejtojë një emision talentesh në televizonin Klan dhe më shumë detaje priten që të zbulohen në vijim.

marina

Link: https://www.instagram.com/p/BzqP6K1lwuj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BzqP6K1lwuj/