Home ShowBiz “Nuk mbaja dot lotët, sa shumë kam qarë…” Fatma tregon historinë që do t’ju prekë
“Nuk mbaja dot lotët, sa shumë kam qarë…” Fatma tregon historinë që do t’ju prekë
0

“Nuk mbaja dot lotët, sa shumë kam qarë…” Fatma tregon historinë që do t’ju prekë

0
0

Gazetarja e njohur Fatma Haxhialiu ka ndarë me ndjkësit një moment tepër të veçantë që ka emocionuar ndjekësit.

Fatma ka zbuluar se motra e saj, Jona, është diplomuar në Universitetin e Groningen dhe këtë arritje të sajën, Fatma e ka treguar plot krenari duke theksuar se nuk i ka ndalur dot lotët për Jonën.

Moderatorja ka treguar se nuk ka pushuar së qari për një orë dhe në një shkrim në profilin e saj në Instagram tregon lumturinë e madhe që ndjen për arritjet e Jonës.

“Dita e sotme ka qene nje nga ato qe shenohen ne jete, per gjithe emocionin qe mbart.
Nga ato dite qe shenjohen ne jete dhe ne shpirt, e vogla ime ja doli te diplomohet #cumlaude
E vetmja studente e Shqiperise, student ambassador.
Emocioni ishte teper i madh sepse ja doli vet ne kuptimin e vertete te fjales. Kur Jona po mendonte aplikimet per universitet e kishte ndare mendjen qe do studionte jashte, sepse ne Shqiperi (ekselente ne Petro Nin, mori nje stilolaps nga Bashkia asokohe si nderim lool 😒) nuk e gjente veten dhe kerkonte me shume.
Per fat te keq asokohe, familja ime ishte ne gjendje shume te veshtire ekonomike dhe i thame me zemer te thyer qe nuk kishim mundesi…dhe se duhej te siguronte burse te plote nqs donte te studionte jashte…Jona aplikoi dhe nuk u dorezua kurre, fitoi gjysme burse ne Suedi dhe tha pjesen tjeter do e siguroj vet duke punuar. Ishte 18-vjec dhe u nis e vetme ne nje vend te ri me fare pak leke me vete dhe nje telefon qe nuk punonte mire…Javen e dyte na mori ne telefon e tmerruar se kishte humbur 5 ore ne mes te debores dhe nuk kthehej dot ne konvikt, pas 5 oresh nje cift te moshuarish me ne fund e kishin shoqeruar ne konvikt. Mbaj mend sa shume kemi qare…Pas nje jave na telefonon dhe thote se kishte fituar bursen e plote ne Groningen dhe se per 2 dite shperngulej atje…U shperngul, per 3 vite ka studiuar pafund per te mbajtur rezultatet per te mos humbur bursen… shume mund dhe djerse per t’ja dal me rezultate fantastike sot. Sot punon asistente pedagoge, merr pjese ne kerkime shkencore dhe te tjera projekte jashte Universitetit. Teksa vija ne Groningen kujtoja gjithe rrugetimin e saj dhe nuk mbaja dot lotet, me shume kam qare sot se nga dhimbjet e lindjes 🤣🤣🤣🤣. Qaja nga lumturia, sepse sot te tre ja dolem, secili ne menyren e vet, me gjithe veshtiresite tona, ashtu te vetem, duke mbeshtetur njeri-tjetrin, duke vene familjen te paren, ja dolem. Sepse me familjen ne krah, pavaresisht veshtiresive, gjithmone ja del .
Ma, ba ja dolem, faleminderit juve per gjithcka 🙏❤❤❤❤❤🙏 Zoti bekofte familjen❤❤❤ #nevergiveup #goals#familjambigjithcka“- shkruan Fatma.

https://www.instagram.com/p/BzyOgYBDGXJ/

Link: https://www.instagram.com/p/BzyOgYBDGXJ/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BznQWqcDHFV/