Publikohen prapaskenat e xhirimit të klipit të Luanës, ja si është të xhirosh në 3 minuta pa ndërprerje
Luana Vjollca sapo ka publikuar këngën e saj të re “Ti Amo”, kjo këngë është xhiruar në vetëm 3 minuta dhe pa patur nevojë për prerje apo rixhirim skenash.
Tingëllon e çuditshme, por ja që kështu ka ndodhur dhe këtë sapo na e vërtetoi Luana.
Moderatorja publikoi në instagramin e saj prapaskenat e xhirimit të klipit, ndërsa shihet teksa vrapon për të arritur në kohë rekord të gjitha skenat që shërbejnë për klipin.
“Mënyra se si xhirohet një video muzikore me një herë të vetme”, shkruan Luana krahas videos, ndërsa shton disa fytyra të buzëqeshura.
Në fakt duhet thënë se Luana ka vuajtur jo pak në ato 3 minuta dhe kjo duket qartë në vrapin që bën për të arritur skenat.
https://www.instagram.com/p/B2CChZ5Hzwv/Link: https://www.instagram.com/p/B2CChZ5Hzwv/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B0ZBWMAn5_T/