Rrëmben pikët maksimale për pamjen, balerina shqiptare shkëlqen në tapetin e kuq, ja çfarë veshi ajo
Festivali i filmit në Venezia ka mbledhur së bashku personazhe të njohur nga e gjithë bota të cilët kanë parakaluar në tapetin e kuq.
Një prej të ftuarve në këtë event ishte edhe balerina e njohur shqiptare Klaudia Pepa e cila ka shkëlqyer në tapetin e kuq.
Klaudia ishte veshur me një fustan të gjatë të zi, të ngushtë pas trupit që i nxirrte në pah format, me një grim natyral, flokë të gjatë me onde dhe një varëse me diamantë.
Looku i saj nuk ka kaluar pa u vënë re, ndërsa të shumë janë ata që e kanë komplimentuar balerinën.
Ndërkaq një gazetë prestigjoze italiane e rendit Klaudian ndër personazhet që janë veshur më bukur, duke e vlerësuar me notën 8.
https://www.instagram.com/p/B1_qoNMI3S6/Link: https://www.instagram.com/p/B1_qoNMI3S6/
Link: https://www.instagram.com/klaudiapepa/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxZ_CtMgVcJ/