Home ShowBiz Gëzim Kaso prezanton hitin e radhës, kënga premierë sot në orën 18:00
Gëzim Kaso prezanton hitin e radhës, kënga premierë sot në orën 18:00
0

Gëzim Kaso prezanton hitin e radhës, kënga premierë sot në orën 18:00

0
0

Këngëtari i dashur për publikun Gëzim Kaso do të prezantohet para fansave të tij me një tjetër këngë e cila do të publikohet në Youtube prej orës 18:00 të ditës së sotme.

Kënga Çunat e Librazhdit është një këngë e veçantë me motive popullore, ritmet e së cilës do ti bëjnë përvete të gjithë adhuruesit e kësaj rryme muzikore.

Videoklipi i këngës ashtu siç mund të imagjinohet është realizuar në qytetin e Librazhdit, ndërsa këngëtari ju këndon djemve të këtij qyteti, duke i veçuar për trimëri, besnikëri dhe patriotizëm.

Motivet e veçanta të këngës dhe zëri i këngëtarit premtojnë sukses ashtu si gjithë këngët e mëparshme të tij, të cilat shumë shpejt u kthyen në hite.

Këngët si “Vatani”, “ Shejtane”, “ Mallakastër Labëri”, “ Djalë Çam” e shumë të tjera si këto u mirëpritën menjëherë nga publiku duke u kërcyer e kënduar edhe në evente të ndryshme familjare.

gezimiii

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BqD7IlnHS0T/