Home Aktualitet Grabitet në Britani Tualeti i famshëm prej ari, ja vlera e tij marramendëse
Grabitet në Britani Tualeti i famshëm prej ari, ja vlera e tij marramendëse
0

Grabitet në Britani Tualeti i famshëm prej ari, ja vlera e tij marramendëse

0
0

Një grabitje spektakolare ka lënë pa mend autoritetet në Britani.

Një grup personash kanë hyrë në pallatin Blenheim në Oksfordshire të Mretërisë së Bashkuar dhe kanë marrë prej aty një tualet prej ari.

Kjo vepër arti punuar me flori të pastër 18 karatësh ka një vlerë prej rreth 5 milion dollarësh.

Punimi i veçantë  u realizua nga artisti Italian Maurizio Cattelan rreth 3 vite më parë.

Ai i vendosi këtij tualeti të rallë emrin “Amerika” dhe ja ka ofruar Presidentit Amerikan Donald Trump.

Tualeti ishte plotësisht funksional për vizitorët e pallatit dhe për këtë arsye pasi është shkulur nga grabitësi ka shkaktuar një sërë dëmesh dhe përmbytje në godinë.

Policia lokale ka arrestuar një 66 vjeçar i cili dyshohet të jetë njëri prej grabitësve, ndërsa është vënë në ndjekje të të dyshuarve të tjerë.

Autoritetet vendase thonë se grabitësit janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes duke përdorur dy motorrë, ndërsa tualeti prej ari ndodhet ende në duart e tyre.

Në instagramin zyrtar të pallatit është hedhur një foto nga vendi ku ishte tualeti, me një reagim të autorit të veprës së artit.

“Kush mund të jetë kaq budalla sa të vjedhë një tualet. Amerika ishte 1% për 99%.

Dua të jem pozitiv dhe të mendoj se ky është një lloj aksion i inspiruar nga Robin Hood”, shkruhet në foton e shpërndarë në instagram.

toilet

Link: https://www.instagram.com/blenheimpalace/

Burimi i lajmit: https://www.dw.com/en/gold-toilet-stolen-from-britains-blenheim-palace/a-50432717?maca=en-gk_volltext_AppleNews_topstories-16393-xml-atom

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2bPpQqgnmx/