Home Aktualitet Niveli i mbetjeve plastike në trupat e fëmijëve në nivele alarmante, ja shifrat tronditëse
Niveli i mbetjeve plastike në trupat e fëmijëve në nivele alarmante, ja shifrat tronditëse
0

Niveli i mbetjeve plastike në trupat e fëmijëve në nivele alarmante, ja shifrat tronditëse

0
0

Një studim i Ministrisë së Mjedisit në Gjermani ka publikuar shifra tronditëse lidhur me faktin se si mbetjet plastike përfundojnë në trupat e fëmijëve  të vegjël.

Studimi ka analizuar rreth 2500 fëmijë, 97% e të cilëve kanë rezultuar me një nivel të lartë mbetjesh të rrezikshme plastike në gjak.

Studimi i publikuar në të përditshmen gjermane “Der Spiegel”,  ka analizuar fëmijë të moshës nga 3 deri në 17 vjeç, ndërsa mësohet se në gjakun e tyre janë gjetur rreth 15 lloje të ndryshme mbetjesh plastike.

Ky studim dëshmon qartë nivelin e lartë produkteve të ndryshme me materiale të rrezikshme plastike që qarkullojnë në treg.

Këto produkte që nga lodrat e deri tek artikujt më të zakonshëm që përdoren pothuajse çdo ditë kanë rezultuar shumë të rrezikshme, ndërsa Ministria Gjermane e Mjedisit ka vënë alarmin për të marrë masa të menjëhershme me qëllimin largimin nga tregu të këtyre produkteve.

Ekspertët e shëndetësisë theksojnë se këto mbetjet plastike janë shumë të rrezikshme për shëndetin e veçanërisht për fëmijët, pasi ndikojnë në zhvillimin fizik dhe mendor të tyre.

Link: https://www.dw.com/en/alarming-level-of-plastic-in-childrens-bodies-german-study-shows/a-50432823

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/boy-holding-block-toy-1598122/