Home ShowBiz “Realitet”, kënga e stilit rap që do t’ju bëjë për vete
“Realitet”, kënga e stilit rap që do t’ju bëjë për vete
0

“Realitet”, kënga e stilit rap që do t’ju bëjë për vete

0
0

Këngëtari Jetmir Povataj i njohur me emrin e artit JP, ka sjellë për publikun këngën “Realitet”.

Kjo është një këngë e stilit rap dhe mënyra sesi e përcjell këngëtari e bëjnë atë padyshim një këngë të veçantë për tu dëgjuar.

Në tekst këngëtari thotë se kjo nuk është një këngë dashurie apo dhimbjeje, por një këngë që flet për realitetin dhe stilin e të kënduarit rap, një stil ky mjaft i preferuar veçanërisht nga të rinjtë.

Kënga “Realitet” është publikuar vetëm prej dy ditësh dhe është pëlqyer nga shumë fansa të këngëtarit, çka duket edhe në numrin në rritje të klikimeve.

JP vjen në këtë këngë me një stil unik të të kënduarit, duke i shpallur konkurencë repereve të tjerë, ndërsa thotë se ai tregon realitetin përmes të kënduarit.

Kënga premton të kthehet shumë shpejt në një hit, kjo falë tekstit, zërit të këngëtarit dhe elementëve karakteristikë që e dallojnë nga këngët e tjera të këtij stili.

https://www.youtube.com/watch?v=wP5Utv_S5Pk

Link dhe burimi i fotos:  https://www.youtube.com/watch?v=wP5Utv_S5Pk