Të gjithë do ta donin pranë vetes një mashkull që të mbështet, të qëndron pranë kur ke nevojë e madje edhe të ndihmon duke të dhuruar gjithnjë e më shumë dashuri.
Këngëtarja Aurela Gaçe duket se i ka të gjitha këto dhe këtë na e dëshmon me një video të shkurtër ku shfaqet bashkë me Skerdin.
Ky i fundit është duke i qëndruar pranë këngëtares ndërsa po e ndihmon me përgatitjet për koncertin.
Ata shfaqen duke u puthur, ndërsa Aurela shkruan: “Njeriu që më mban ja kështu me dashuri, ai ka gjithë ditën këtu, kujdeset për gjithçka”
Në këtë video së bashku çifti duken vërtetë të lumtur e të dashuruar pas njëri tjetrit.
Ata janë martuar vite më parë, ndërsa janë prindër të dy vajzave.
Link: https://www.instagram.com/aurelagaceofficial/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2UjSnPAQLH/