Home ShowBiz Me çekiç në dorë dhe aparat saldimi, Luana “ndërron” profesion dhe na zbulon surprizën e bletëve punëtore
Me çekiç në dorë dhe aparat saldimi, Luana “ndërron” profesion dhe na zbulon surprizën e bletëve punëtore
0

Me çekiç në dorë dhe aparat saldimi, Luana “ndërron” profesion dhe na zbulon surprizën e bletëve punëtore

0
0

Moderatorja Luana Vjollca prej kohësh po përgatitej për sezonin e ri televiziv.

Ajo kishte zbuluar shumë pak detaje, duke na i lënë gjithçka surprizë, por sot vendosi të na ndriçojë.

Luana edhe këtë sezon do të sjellë sërish emisionin “Shiko kush luan” në ekranin e “Top Channel”.

Emisioni rikthehet në 28 shtator dhe do të transmetohet çdo të shtunë në orën 21:00.

“Bletët punëtore e bënë gati skenën”, thotë Luana ndërsa shihet edhe vetë duke ngulur gozhdë e duke salduar.

Ajo lajmëron gjithashtu edhe blerjen e re të këtij sezoni aktorin Rezart Veleshnja i cili do të jetë kapiteni i njërës prej skuadrave, ndërsa skuadra tjetër do të ketë kapitetin e vitit të kaluar Florian Binaj.

“Shiko kush luan”, rikthehet me surpriza këtë sezon, të paktën kështu ka premtuar moderatorja, ndërsa shohim se do të ketë ndryshime edhe në skenografi.

https://www.instagram.com/p/B2lyQZ7nupD/

Link: https://www.instagram.com/p/B2lyQZ7nupD/

Burimi i lajmit: https://www.instagram.com/p/B2OeJZ1H0GZ/