Stilisti i njohur shqiptar shumë shpejt drejt martesës, Niko Komani bën deklaratën e papritur
Ai është stilisti i preferuar i shumë vipave, madje shumë herë e kemi parë edhe në rolin e kritikut, por së fundmi ka vendosur të na rrëfejë se do të martohet.
Gjatë një interviste në emisionin e mëngjesit në “Ora News”, Niko Komani ka pranuar përpara drejtuesve të emisionit se është në një lidhje të gjatë, është i lumtur dhe shumë shpejt ka në plan të martohet.
Deklarata e tij e papritur i ka habitur jo pak drejtuesit e emisionit të cilët janë shprehur mjaft të lumtur për stilistin, ndërsa e kanë uruar atë për hapin që pritet të ndërmarrë.
Një pjesë nga deklarata e tij e kanë shpërndarë në instastory të dy prezantuesit e madje edhe vetë Niko.
Stilisti nuk ka preferuar të zbulojë detaje të tjera, as për datën e dasmës dhe as për personin që i rrëmbyer zemrën, gjithçka mbetet për tu parë në vijimësi.
Link: https://www.instagram.com/arjola_shehu/, https://www.instagram.com/nikokomani/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2RGjjzhGqJ/