Home ShowBiz Tayna me bikini nga ballkoni me pamjen më të bukur, por fansat kapin detajin e pazakontë…
Tayna me bikini nga ballkoni me pamjen më të bukur, por fansat kapin detajin e pazakontë…
0

Tayna me bikini nga ballkoni me pamjen më të bukur, por fansat kapin detajin e pazakontë…

0
0

Ajo vazhdon të jetë me pushime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa herë pas here poston foto ku ekspozon format e saj dhe vendet mahnitëse ku po pushon.

Në një postim të fundit në Instagram Tayna shfaqet me bikini në ballkonin e resortit ku po pushon.

Mbrapa saj shfaqet një pamje shumë e bukur palmash që rrethojnë pishinën, ndërsa më tutje deti.

Kjo panoramë dhe Tayna në sfond me një palë bikini minimaliste, vështirë se mund të të bëjnë të dallosh detaje, por ja që fansave nuk ju shpëton asnjë gjë.

Një komentuese ka vënë re një detaj të pazakontë në foton e Taynës, nëse do ta shohim me vëmendje, Tayna ka telefonin në dorë dhe duket sikur i ka drejtuar dikujt gishtin e mesit.

“Mund të shoh gishtin e mesit”, thotë modelja Oriola Marashi në foto, ndërsa një tjetër komentuese i thotë Taynës se i është bërë ves gishti i mesit në foto.

Këngëtarja ende nuk është përgjigjur lidhur me këtë gjest, dhe nuk e dimë çfarë ka dashur të thojë, apo kujt i drejtohet, ndoshta mund të jetë edhe thjesht  një rastësi.

https://www.instagram.com/p/B2kI6QnAj17/

Inkedtayna_LI

oriola

Link: https://www.instagram.com/p/B2kI6QnAj17/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BsLcZKzg5G4/