Home ShowBiz “Të ka lali shpirt”, thyen çdo rekord, çmenduri klikimesh, Silva e emocionuar falënderon “ArkivaShqip”
“Të ka lali shpirt”, thyen çdo rekord, çmenduri klikimesh, Silva e emocionuar falënderon “ArkivaShqip”
0

“Të ka lali shpirt”, thyen çdo rekord, çmenduri klikimesh, Silva e emocionuar falënderon “ArkivaShqip”

0
0

Kënga “Të ka lali shpirt”, ka thyer çdo rekord, duke numëruar plot 500 milion klikime që nga momenti që është publikuar.

Kënga e Silva Gunbardhit, Mandit dhe Dafit u kthye shumë shpejt në një hit duke tejkaluar çdo pritshmëri.

“Të ka lali shpirt”, vazhdon ende të dëgjohet me po të njëjtin intensitet dhe këtë e vërteton numri rekord i klikimeve i cili  ka ardhur duke u rritur vazhdimisht.

Asnjë këngë më parë nuk ka patur një sukses të tillë dhe mund të thuhet se kjo është një arritje e madhe për ata që realizuan këtë hit.

Kjo ngjarje nuk mund të kalonte pa vëmendjen e këngëtares Silva Gunbardhi.

Në një postim në instagramin e saj, Silva ka shpërndarë një foto të këngës me numrin rekord të klikimeve.

Ajo ka falënderuar bashkëpunëtorët e këngës duke veçuar “ArkivaShqip”, ndërsa shkruan:

Sot èshtè njè ditè shumè e rèndèsishme pèr mua! Kènga “Tè ka lali shpirt” fiton 500 MILION vieës! Faleminderit nga zemra gjithè bashkèpunètorève @arkivashqip dhe mbi tè gjitha faleminderit atyre qè e mbèshtetèn kètè kèngè qè nè fillim! LALI 500 MILION VIEWS

Të shumta kanë qenë reagimet e fansave të këngëtares të cilët e përgëzojnë për arritjen, ndërsa i urojnë të ketë sa më shumë suksese për këngët që do të sjellë në të ardhmen.

Inkedsilvaa_LI

 

Link: https://www.instagram.com/p/B2lY3dxn3cB9O43rf4RgyTKG2r3R7Qlc9aQ99A0/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/wVzAeYEwvCH3u5n9sKrxvNkPVwaAW2MNlCXHA0/