Home ShowBiz Alban Ramosaj në Hollywood, këngëtari shqiptar pjesë e filmit të famshëm në mesin e yjeve botërore
Alban Ramosaj në Hollywood, këngëtari shqiptar pjesë e filmit të famshëm në mesin e yjeve botërore
0

Alban Ramosaj në Hollywood, këngëtari shqiptar pjesë e filmit të famshëm në mesin e yjeve botërore

0
0

Këngëtari Alban Ramosaj që pas suksesit në serialin “Love likes Tirana”, e ka marrë seriozisht rolin e aktorit.

Këtë herë ai ka udhëtuar drejt Spanjës ku po mbahen xhirimet e filmit “Belle de Jour”, ose “Ditë e bukur”.

Filmi është një ripunim modern i versionit të vjetër të filmit të famshëm të viteve 60.

Ende nuk dihet roli i Albanit, por vetë ai ka shpërndarë një video ku shfaqet emri i tij përkrah filmit, ndërsa shkruan: “ Me këmbë të mbarë”.

Pjesë e kastit të aktorëve do të jetë gjithashtu aktori Rafael Simon, Hope Diaz dhe Jero Medina.

Ky lajm është pritur mjaft mirë nga fansat e aktorit të cilët mezi presin ta shohin sërish në rolin e aktorit.

https://www.instagram.com/p/B2l1aJaHxZM/

Link: https://www.instagram.com/p/B2l1aJaHxZM/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B001p6SJrAU/