Home ShowBiz Ervis Behari sjell një tjetër hit shpërthyes, premiera sot në orën 20:00, nuk duhet humbur
Ervis Behari sjell një tjetër hit shpërthyes, premiera sot në orën 20:00, nuk duhet humbur
0

Ervis Behari sjell një tjetër hit shpërthyes, premiera sot në orën 20:00, nuk duhet humbur

0
0

Ervis Behari do të prezantojë mbrëmjen e sotme këngën e tij të re “Dale Dale”.

Këngëtari me zërin karakteristik që ka bërë për vete shumë fansa, vjen këtë herë me një këngë ritmike e cila premton të kthehet shumë shpejt në një hit.

Kënga do të publikohet në kanalin e ArkivaShqip në YouTube në orën 20:00, të mbrëmjes se sotme, ndërsa vetë këngëtari e ka njoftuar publikimin e saj disa ditë më parë në instagramin e tij.

Ervisi i këndon dashurisë dhe motivet e këngës janë shumë të veçanta.

Videoklipi ndërkaq të krijon përshtypjen e një serenate korçare, çka e bën këtë këngën edhe më të dashur për publikun.

Ervisi shfaqet poshtë dritares së vajzës që dashuron, ndërsa i shpreh asaj gjithë dashurinë përmes vargjeve të këngës.

Këngëtari është autor i disa këngëve që janë kthyer tashmë në hite, duke u dëgjuar me volumin në maksimum, përmendim këtu këngën “Dajo”, “Plaka mbi taka”, “Bëj shaka” etj.

 

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2RRnNSh7xB/