Home ShowBiz “Shiko kush luan”, emisioni më i vështirë, Luana rrëfen peripecitë për realizimin e tij dhe surprizat e sezonit
“Shiko kush luan”, emisioni më i vështirë, Luana rrëfen peripecitë për realizimin e tij dhe surprizat e sezonit
0

“Shiko kush luan”, emisioni më i vështirë, Luana rrëfen peripecitë për realizimin e tij dhe surprizat e sezonit

0
0

Të shtunën e fundit të shtatorit rikthehet në ekran “Shiko kush luan” nën moderimin e Luana Vjollcës.

Moderatorja ka rrëfyer në një seancë pyetje përgjigje në Instagram disa nga vështirësitë për realizimin e emisionit, ndërsa zbulon edhe disa detaje.

Ajo e ka konsideruar “Shiko kush luan”, një prej emisioneve më të vështira, por edhe më të bukura duke parë sesa e do publiku.

Moderatorja na ka treguar se e nis ditën në orën 8 ose 9 në mëngjes dhe e përfundon deri sa e zë gjumi ku të mundet, duke dëshmuar kështu punën e madhe që bën për të realizuar një emision.

Luana na ka zbuluar gjithashtu se do të risjellë këtë sezon disa nga lojrat e sezonit të kaluar, por që do të jenë edhe më argëtuese e pikante.

Ajo ka garantuar të qeshura dhe argëtim pa fund në këtë sezon të ri, ndërsa ende nuk ka zbuluar se kush do të jenë të ftuarit e parë.

luanan

luanaa

luannaa

Link: https://www.instagram.com/luanavjollca/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2OeJZ1H0GZ/