Hidhet përpjetë për të kapur buqetën, kush është mashkulli që i la femrat me gisht në gojë në dasmën e Bleros
Momenti i hedhjes së buqetës nga ana e nuses është momenti më emocionues i dasmës për të gjitha femrat beqare, të cilat vihen ne rrjesht me shpresën për të kapur lulet.
Ky moment ka rezultuar mjaft i veçantë në dasmën e Bleros dhe Afronës.
Në momentin që nusja ka hedhur buqetën, asnjë prej vajzave prapa saj nuk e kanë kapur dot, pasi vëllai i Afronës është treguar më i shkathët.
Ai është hedhur rrëmbimthi duke e kapur i pari buqetën, e madje është ndier mjaft i lumtur për këtë fakt.
Që buqetën ta kapi me dëshirë të madhe një burrë, është sa e pamundur aq edhe e vështirë për tu besuar, por ja që ndodh.
Videoja padyshim që ka shkaktuar shumë të qeshura tek të ftuarit të cilët nuk e prisnin një reagim të tillë.
Megjithatë më të zhgënjyera kanë mbetur femrat të cilat po prisnin me padurim momentin, por që mesa endrrën këtë herë ua ka “shkatërruar” një mashkull.
Afrona dhe Blero lidhën kurorë mbrëmjen e së shtunës në një ceremoni të veçantë buzë detit në Shëngjin.
Në këtë ceremoni ishin të ftuar shumë personazhe të njohur, miq dhe të afërm të çiftit të cilët krijuan një atmosferë shumë të bukur gjatë gjithë kohës.
Link: https://www.instagram.com/afronadika/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2ryNBOo6z7/