Aktori i njohur i humorit Bes Kallaku ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me gjyshen e tij ose Ijen siç preferon ta quajë.
Atë e shohim shpesh të postojë foto me të, ndërsa i shpreh gjithë dashurinë dhe respektin që ka për mënyrën se si e ka rritur dhe edukuar.
Ai ka postuar në Instagram një foto me kokën e mbështetur në prehërin e Ijes, por ajo që të bën më shumë përshtypje është mesazhi emocionues që e shoqëron foton.
Besi i ka dedikuar asaj një mesazh shumë të veçantë ku i shpreh gjithë dashurinë dhe mirënjohjen.
Ky është ai lloj mesazhi që të gjitha gjyshet do të donin ta dëgjonin nga nipërit dhe mbesat.
Me këto fjalë mjaft domethënëse Besi ka treguar edhe një herë se sa e veçantë është dashuria për gjyshen.
Fotoja dhe mesazhi kanë tërhequr vëmendjen e fansave dhe miqve të Besit të cilët janë bërë nostalgjikë duke u rikthyer pas në kohë e duke kujtuar fëmijërinë me gjyshet dhe gjyshërit e tyre.
https://www.instagram.com/p/B2xNUTkHNMw/Link: https://www.instagram.com/p/B2xNUTkHNMw/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BydxHNBBNMI/