Home ShowBiz Rozana Radi reagon ashpër ndaj kolegëve, ja çfarë e ka revoltuar këngëtaren
Rozana Radi reagon ashpër ndaj kolegëve, ja çfarë e ka revoltuar këngëtaren
0

Rozana Radi reagon ashpër ndaj kolegëve, ja çfarë e ka revoltuar këngëtaren

0
0

Kohët e fundit kemi dëgjuar shpesh këngëtarë shqiptarë që këndojnë në dialektin geg edhe pse në të vërtetë flasin gjuhën standarte shqipe dhe nuk kanë lidhje me gegnishten.

Kjo dukuri në fakt ka shqetësuar edhe këngëtaren Rozana Radi e cila përmes një statusi në Instagram ka reaguar kundrejt manisë për të kënduar në dialektin geg dhe që në shumicën e rasteve rezulton një tentativë e dështuar.

Rozi ju sugjeron këngëtarëve në fjalë që ta bëjnë këngën me titra poshtë, pasi në shumicën e rasteve nuk kuptohet se çfarë thonë.

Sipas Rozanës këta këngëtarë në këngët e tyre nuk flasin një gegnishte të pastër, por thjesht një zhargon që nuk e kupton askush.

Kjo sipas këngëtares është mënyra më e mirë për të shkatërruar një këngë dhe madje Rozana jep disa këshilla me ironi se si mund ta bëni të mundur një gjë të tillë.

Komentet e saj lidhur me këtë temë janë pëlqyer nga fansat e këngëtares të cilët e kanë konsideruar një problem vërtetë serioz këtë fenomen dhe që në të vërtetë e bën një këngë të padëgjueshme.

https://www.instagram.com/p/B2yYrSgliIf/

Link: https://www.instagram.com/p/B2yYrSgliIf/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B1UgLpFlPjc/