Home ShowBiz Ritmike dhe e veçantë, kënga e re e Edisës do t’ju bëjë menjëherë për vete
Ritmike dhe e veçantë, kënga e re e Edisës do t’ju bëjë menjëherë për vete
0

Ritmike dhe e veçantë, kënga e re e Edisës do t’ju bëjë menjëherë për vete

0
0

Këngëtarja e talentuar Edisa ka nxjerrë në treg prej disa ditësh një tjetër hit të suksesshëm.

Kënga “Fore”, publikuar vetëm disa ditë më parë në kanalin e “ArkivaShqip” në “YouTube” premton të kthehet shumë shpejt në një prej këngëve më të dëgjuara të momentit.

Zëri karakteristik i Edisës dhe vija melodike e këngës janë pëlqyer nga fansat e saj.

Kjo është kënga e dytë e këngëtares simpatike e cila një vit e gjysmë më parë hyri fuqishëm në tregun muzikor me hitin “My life”.

Kënga e parë e saj u prit mjaft mirë nga publiku, ndërsa këngëtarja vjen së fundmi me një tjetër sukses, ku shfaqet shumë herë më e sigurt dhe me një zë edhe më potent.

Ritmi i veçantë i këngës “Fore”, do t’ju bëjë për vete sapo ta dëgjoni për herë të parë, ndërsa ju sugjerojmë ta dëgjoni me volumin në maksimum për ta shijuar edhe më shumë.

https://www.youtube.com/watch?v=c-qIJw9JU48

Link: https://www.youtube.com/watch?v=c-qIJw9JU48