Ai është një prej aktorëve më të dashur për publikun, ndërsa e kemi parë në disa role në filma e shfaqje të ndryshme teatrale.
Së fundmi atë do ta shohim si aktor në filmin e Ermal Mamaqit “I love Tropoja”.
Roli i tij ende nuk është zbuluar, por Ermal Mamaqi ka shpërndarë në instagramin e tij një moment shkëputur nga xhirimet e filmit, ku Julian Deda shfaqet duke vrapuar në aeroport vetëm me mbathje, pa këpucë dhe duke tërhequr një valixhe ngjyrë rozë.
Krahas videos Ermali shkruan: “Efektet e tërmetit”, ndërsa bën tag aktorin dhe filmin.
Në video situata e krijuar nga Juli shkakton të qeshura dhe habi tek njerëzit rreth e rrotull.
Ndërsa Ermali dëgjohet në video teksa qesh me të madhe dhe i thotë: “Hajde se le nam në mes të aeroportit”
Ky moment duhet të jetë pjesë e filmit, por duket qartë që Juli ka dalë disi nga skenari, duke ardhur vërdallë aeroportit në momentin kur ka pasur shumë njerëz.
https://www.instagram.com/p/B2yhxEmhLQP/Link: https://www.instagram.com/p/B2yhxEmhLQP/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B03pt4TFZRJ/