Stilisti i njohur kosovar Valdrin Sahiti është bërë i famshëm edhe jashtë kufijve të vendit, duke veshur personazhe të njohur të fushës së artit në mbarë botën.
Së fundmi ai ka stiluar një fustan për Cardi B, dhe duhet pranuar se këngëtarja duket shumë bukur me veshjen e tij.
Një video të shkurtër të këngëtares që mban veshur një fustan të zi të gjatë, me një jakë të veçantë dhe me një të çarë tek këmbët e ka shpërndarë në Instagram vetë Valdrini ndërsa bën tag këngëtaren dhe sqaron se është veshur prej tij.
Ky lajm duket se është pritur mjaft mirë nga miqtë e stilistit të njohur, të cilët nuk kanë humbur rastin ta përgëzojnë me këtë rast, duke i uruar suksese.
https://www.instagram.com/p/B26D8O8J_ej/Link: https://www.instagram.com/p/B26D8O8J_ej/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B12uxr1AQu6/, https://www.instagram.com/p/B2q7TACHWuS/