Home ShowBiz “Kjo më shkakton të dridhura, mezi po pres”, Arbana mesazh emocionues për Eduardin
“Kjo më shkakton të dridhura, mezi po pres”, Arbana mesazh emocionues për Eduardin
0

“Kjo më shkakton të dridhura, mezi po pres”, Arbana mesazh emocionues për Eduardin

0
0

Moderatorja Arbana Osmani është parë vazhdimisht të mbështesë projektet e regjisorit Eduard Grishaj me të cilin thuhet se është në një lidhje.

Një prej projekteve të tij, të cilin Arbana e ka ndjekur nga afër është filmi “Gjyshja”, xhirimet e të cilit janë mbajtur në Theth.

Moderatorja ka postuar në instagramin e saj trajlerin e këtij filmi, ndërsa ka një mesazh urimi për Eduardin.

“Kjo më shkakton të dridhura, të uroj fat Eduart Grishaj, mezi po pres për këtë film”, shkruan moderatorja në krah të videos me momente nga filmi, ndërsa e shoqëron komentin me një zemër të kuqe.

Fansat e moderatores janë bërë kuriozë për të ditur më shumë rreth filmit, duke e pyetur Arbanën për ditën se kur do të shfaqet.

Ndërkohë ajo ka theksuar se do ti informojë për datën dhe vendin në ditët në vijim.

https://www.instagram.com/p/B241DDsgNbg/

Link: https://www.instagram.com/p/B241DDsgNbg/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BKfcgMDADii/