Home ShowBiz Moderatorja shqiptare merr “propozimin” për martesë në mes të stadiumit, reagimi i saj nuk duhet humbur
Moderatorja shqiptare merr “propozimin” për martesë në mes të stadiumit, reagimi i saj nuk duhet humbur
0

Moderatorja shqiptare merr “propozimin” për martesë në mes të stadiumit, reagimi i saj nuk duhet humbur

0
0

Ndeshja derby mes Tiranës dhe Partizanit luajtur një ditë më parë do të mbahet mend gjatë jo vetëm për shkak të sherreve dhe incidenteve që ndodhën gjatë zhvillimit të saj, por edhe për një propozim unik martese.

Moderatorja e “Bar Skedina” Gea Braha është surprizuar nga një tifoz me anë të një propozimi unik për martesë.

Ai shihet teksa ulet në gjunjë dhe bën sikur nxjerr një unazë ndërsa i thërret Geas e cila është shumë e përqëndruar në punë.

Moderatorja e kthen kokën, por duket që nuk e ka mendjen aspak tek ajo që po ndodh pas krahëve të saj, duke e lënë djalin pa përgjigje.

Këtë video e ka shpërndarë në Instagram edhe vetë moderatorja e cila shkruan: “Mora një propozim për martesë në stadium, por më kapën pak pa mendje gjatë punës”.

Kjo video unike ka marrë shumë pëlqime e komente nga ndjekësit e moderatores, të cilët kanë reaguar me humor ndaj kësaj situate.

https://www.instagram.com/p/B3AnmcklXax/

Link: https://www.instagram.com/p/B3AnmcklXax/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bx5ak2yA4BB/