Home ShowBiz Këngëtarja shqiptare pjesë e një filmi horror amerikan, por ende ka frikë
Këngëtarja shqiptare pjesë e një filmi horror amerikan, por ende ka frikë
0

Këngëtarja shqiptare pjesë e një filmi horror amerikan, por ende ka frikë

0
0

Këngëtarja e njohur Bleona Qerreti ka filluar të angazhohet së fundmi edhe në fushën e kinematografisë.

Ajo ka fituar një rol në filmin horror “Dead Trigger”, një produksion amerikan me aktorë të njohur holliwodian.

Pasi ka shpërndarë trajlerin e filmit, Bleona ka falënderuar ata që e bënë pjesë të tij duke i dhënë një mundësi për të shfaqur talentin e saj si aktore.

Gjithashtu këngëtarja ka sqaruar se pavarësisht se luajti vetë në një film horror, ende frikësohet prej tyre.

“Kur kam xhiruar këtë film shpresoja se nuk do të kisha më frikë nga këto lloj filmash por jo, vazhdoj të kem frikë edhe pse tashmë e di mirë se si realizohen”, thotë Bleona në trajlerin e filmit.

Kujtojmë se këngëtarja do të ketë një rol edhe në filmin e Bes Kallakut “Falco”.

https://www.instagram.com/p/B3M6f-AHFHO/

Link: https://www.instagram.com/p/B3M6f-AHFHO/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BvgeE64lgiq/